Forumet rinore të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste, përkatësisht LRI dhe FRESSH, të cilë u janë bashkuar edhe të rinjtë e Internacionales Socialiste po qëndrojnë këto ditë në Jalë. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar disa detaje në një intervistë për ABCNews për atë që ndodh me të rinjtë në kampingun më të madh në vend.

Kur gazetari e pyet se “çfarë bën Monika nëse sheh një të re të LSI, që flirton me një të ri të FRESSH?”, kryetarja e LSI-së thotë se gjasat që diçka e tillë të ndodhë ekzistojnë.

Monika Kryemadhi: “Tashi flirtimi duket që në shkëlqimin e syve. Unë jam pak konservatore, por jo deri në këtë fazë, sepse shanset janë. Për ne lidhjet politike ne e dimë shumë mirë që nuk janë gjithmonë afatgjata. Se unë nuk mendoj që ka një të LRI apo FRESSH që nuk do të ketë një jetë më të mirë, të punë të paguar, të sigurtë,a rsim më të mirë, shëndetësi më të mirë dhe ambjent pa konflikte. Asnjë parti nuk ka dyshime për këto. Unë them se kjo do ishte shumë e mirë se do çtensiononte edhe situatën. Pastaj ne kemi shumë djem dhe vajza të LRI që janë të lidhur me djem dhe vajza të Partisë Socialiste. Që edhe pse në këtë fushatë ka qenë lufta shumë agresive, iu kemi besuar gjëra shumë të rëndëesishme”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb