“La Liga” mbrëmë uli siparin dhe titulli i luftuar deri në takimin e fundit i shkoi skuadrës së Real Madrid. Ekipi i drejtuar nga Zinedin Zidan pas 38 javësh u rendit i pari me 93 pikë, 3 më shumë se Barcelona. Për herë të 33 në historinë e klubit, ‘galaktikët’ shpallen kampionë të Spanjës.

Kjo nuk kishte si të mos festohej, por fatkeqësisht për Realin e Madridin ndeshja e fundit ishte në transfertë. Gjithsesi kjo nuk i pengoi tifozët të dilnin në një nga sheshet e Madridit për të pritur skuadrën kampione.

Me të mbërritur në shtëpi, futbollistët e Realit u përballën me një pritje spektakolare të popullit madrilen që kishin dalë t’i prisnin në rrugë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb