NGA AURORA GOLEMI*

Qyteti i Kamzës pritet që të ketë një kampus arsimor me parametra bashkëkohor pranë shkollës profesionale. Ky Kampus arsimor do të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme arsimi të standardeve ndërkombëtare më të mira për fëmijët në këtë qytet.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, priti në një takim themeluesen dhe drejtoren e rrjetit të kolegjeve Cempaka në Malajzi, zonjën Dato Freida Pilus.

Gjatë takimit, kryebashkiaku Mziu dhe zonja Pilus, diskutuan për implementimin e platformës elektronike dhe kurrikulave arsimore të Cempaka-ës në tri shkolla ekzistuese në Kamëz si shkolla-pilot.

10 trajnues nga Cempaka do të vijnë në Kamëz dhe disa mësues nga Kamza do të shkojnë në Malajzi për t’u trajnuar për të impelmentuar projektin në fjalë. Kjo fazë përfundon për 3 vjet.

Vizita e delegacionit malajzian në Kamëz vjen në kuadër të vijimit të bashkëpunimit të nisur më parë ndërmjet këtyre dy institucioneve. Kryetari i bashkisë Xhelal Mziu i ka dhënë zonjës Pilus certifikatën “Mirënjohja e qytetit”

Gjate takimit u tha se projekt i ndërtimit të kampusit do të jetë i qëndrueshëm, sepse po planifikohet të ndërtohet dhe menaxhohet në mënyrë profesionale, me kujdes dhe përkushtim. Gjithashtu në këtë kampus, përveç kurrikulave arsimore, do të ketë programe të ndryshme, të cilat do të kontribuojnë në disa aktivitete sociale dhe ekonomike që do të ndikojnë në zhvillimin e qytetit. Sot, grupi i shkollave Cempaka është një institucion me famë që ofron arsim të standardit botëror.

Institucioni arsimor Cempaka ka prodhuar studentë të suksesshëm të cilët janë përfitues të gjithanshëm, dijetarë me të dhëna të fuqishme akademike, aktivë në aktivitetet bashkëkurrikulare dhe të përfshirë në përvojat kuptimplota të shërbimit në komunitet.

Ky institucion arsimor është nderuar më parë si Shkollë e Shquar në Azinë Jugore për përdorimin e teknologjisë.

Institucioni arsimor Cempaka ka prodhuar studentë të suksesshëm të cilët janë përfitues të gjithanshëm, dijetarë me të dhëna të fuqishme akademike, aktivë në aktivitetet bashkëkurrikulare dhe të përfshirë në përvojat kuptimplota të shërbimit në komunitet.

Ky institucion arsimor është nderuar më parë si Shkollë e Shquar në Azinë Jugore për përdorimin e teknologjisë.

Ndër arritjet e tij të shquara janë “World Champions” në shkencë, matematikë dhe letërsi në Konkursin Botëror të Arsimit nga viti 2009 deri në 2013. Kohët e fundit, Kolegji Ndërkombëtar i Vajzave në Cempaka u nderua me çmimin “Kolegji më i mirë për pozicionin udhëheqës në fushën arsimore”. Sot, grupi i shkollave Cempaka është një institucion me famë që ofron arsim të standardit botëror si: kurrikula ndërkombëtare; kurrikulat arsimore të modelit britanik; teknologjia e edukimit; pedagogjia jo në nivele mësimdhënieje, por në marrëdhënie të gjerë komunikimi; kulturën lokale, sepse bashkëpunimi fillon me qeverisjen lokale. Për të bërë të mundur këtë, po studiohet fizibiliteti fizik, kurrikulat dhe potenciali aktual për të përgatitur një dokument me shumë komponentë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb