Kamza i bashkohet Lushnjës duke siguruar pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në “Superligë”.

Ekipi i drejtuar nga Ramadan Ndreu ka barazuar “finalen” 1-1 kundër Besëlidhjes e cila shpresonte shumë për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar. Vendasve i bënin punë 1 nga 2 rezultatet, pasi edhe barazimi ishte në favorin e tyre.

Fillimisht ishte Kamza që hapi e para takimin në minutën e 20-të me anë të Mehmetit, por në fundin e pjesës së parë lezhjanët barazuan duke dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1. Shifra që do mbesnin të stampuara deri në fund.

Kujtojmë që ky takim ishte përcaktuar të luhej 10 ditë më parë por u shty për shkak se forcat e rendit nuk morën përsipër zhvillimin e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb