KANADA-  Mary Grams humbi unazën e saj fejesës në vitin 2004, duke punuar në kopshtin e saj Alberta, Kanada. Gruaja, e cila sot është 84 vjeçe e kishte marrë këtë unazë nga bashkëshorti kur i kishte propozuar për martesë në vitin 1954.

13 vjet më parë kur i humbi Mary nuk mendoi se do ta shihte sërish atë unazë që kishte një vlerë të jashtëzakonshme për të. “Nuk i tregova asgjë bashkëshortin që më kishtye humbur unaza se do të mërzitej shumë dhe e zëvendësova menjëherë më një tjetër”- ka treguar 84-vjeçarja.

Pak kohë pasi kishte humbur unazën çifti u transferua në një tjetër shtëpia, duke i lënë të vjetrën djalit dhe nuses. Unaza, e cila u gjend nga nusja djalit të Mary-it ishte rreth një karote. 84-vjecarja sapo e mori e vendosi sërish në gishtin saj afër unazës së martesës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb