Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se disa britanikë kanë iluzione për të diskutuar për lidhjet e ardhshme të Britanisë me Bashkimin Europian kur në të njëjtën kohë pranojnë kushtet e Brexit të  vendosura nga Mbretëria e Bashkuar.

Marrëdhënia e ardhshme mund të diskutohet vetëm pasi të zgjidhen çështjet e daljes – siç janë pagesat në buxhetin e BE-së, u tha Merkel deputetëve gjermanë.

Në rendin e bisedimeve të Brexit, ajo tha se “disa njerëz në Britaninë e Madhe ende kanë disa iluzione rreth kësaj çështjeje. Kjo do të ishte vetëm humbje kohe”.

Liderët e Bashkimit Europian do të takohen të shtunën për të miratuar pozicionin e tyre të përbashkët negociues mbi Brexit.

BE me siguri do të arrijë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit, tha komisionarja e tregtisë së BE-së Cecilia Malmstrom, pak kohë pasi foli me Merkel.

Por kancelaria gjermane këmbënguli se populli i Mbretërisë së Bashkuar nuk do të gëzojë më të njëjtat të drejta si populli i një vendi anëtarë në BE.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: