LEZHË- Kandidati i LSI-së për deputet në Lezhë Viktor Tushaj ia ka dalë të fitojë mandatin, duke qenë brenda listës fituese. Tushaj, i cili u vu në akuza të shumta pak ditë para zgjedhjeve, falënderon zgjedhësit e tij, që siç thotë ai nuk iu errësuan sytë nga dhuna, paratë e presioni.

“Të dashur miq! Një falënderim të përzemërt për të gjithë banorët e qarkut Lezhë që besuan tek unë dhe LSI. As presioni psikologjik dhe as dhuna fizike, por as paratë e krimit dhe drogës të hedhura lumë, natën e ditën, nuk ja errësuan gjykimin popullit të Lezhës, Kurbinit e Mirditës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në kuvendin e Shqipërisë. Ju garantoj se do jem zëri juaj në foltoren më të nderuar të vendit. Zoti ju bekoftë!”, shkruan Tushaj.

Ai tashmë do të jetë pjesë e parlamentit të Shqipërisë, ndërkohë që forca ku aderon pranoi rezultatin dhe sot kreu i LSI-së Petrit Vasili tha se kjo parti do të jetë opozita e vërtetë e shqiptarëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: