TIRANE- Kandidati për deptutet i LSI-së në qarkun e Tiranës, Ardit Çela i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ socialistit Taulant Balla, pasi ky i fundit sulmoi ashpër Ilir Metën. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Çela i pohoi Ballës se vota e lirë e shqiptarëve nuk është si fletët e punësimit të Ramës apo si tenderat që ka fituar sipas tij familja e deputetit të PS-së.

Ai i sugjeroi Ballës mes të tjerash se ‘Mos u merr me banditë e vëllezër banditësh se “vëllazëria” me ta nuk të mban gjatë!’

MESAZHI I ARDIT CELËS
Ti je Taulanti, te gjithë të njohin!…
Me shumë vonesë, po ja që u shfaq edhe Taulanti! Dhe mirë bëri se si mund të mungonte ai i kudoshfaquri, përherë gati e përherë i njëjti, i cili na qenkërka zemëruar prej vendosmerisë së LSI-së,për të mos lejuar askënd që të mund të prekë votën e lirë dhe vullnetin legjitim të shqiptarëve!
Po pse more Taulant, çfarë e di votën e shqiptarëve ti,si ato fletët e punësimeve për militantet e rilindjes së Edit që i plotësonin formularët në zyrën tënde?

Apo si tenderat e shumtë për tëe afërmit e tu?!…
O Taulant shiko kë ke pranë e merru me ta! Mos u merr me banditë e vëllezer banditësh se “vëllazëria” me ta nuk të mban gjatë! Është një lojë së cilës askush nuk ja ka parë hajrin! Mos u bëj zëmarrës e as zëdhenës për ta! Sepse nuk thonë kot në Librazhd “Taulanti ha në çdo çanak!…”
Dhe si mund të ndodhë ndryshe; ti je Taulanti, të gjithë të njohin!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: