TIRANE- Kandidati për deputeti i LSI, Klevi Pojana, i cili renditet i gjashti në listë i ka shpallur ‘luftë’ Partisë Socialiste. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Pojana akuzon Rilindjen për reformat e ndërmarra, ndërsa pohon se ajo që do të ndëshkohet me votë.

Mes të tjerash ai shkon më tej, ndërsa thekson se ata që sot drejtojnë gishtin për treguar fajtorin do të marrin përgjigjen e merituar si të vetmit fajtorë për hapat pas të Shqipërisë në këto katër vite.

MESAZHI I POJANËS
Po nesër çfarë do të thoni?!
Do të jetë vonë, shumë vonë kur nesër të merrni në dorë faturën e arrogancës, koncesioneve klienteliste, drogës, shëndetësisë ‘falas’, reformës për ‘arsimin që s’duam’, burgun për hallexhinjtë që nuk paguajnë dot dritat, dhunës ndaj biznesit të vogël, shkatërrimit të ekonomisë, kapjes së medias, lulëzimit të krimit!
Nesër ju dhe banda e oligarkisë ‘Rilindje’ do të shkatërroheni me votë!
Nesër ju që drejtoni gishtin për treguar fajtorin do të merrni përgjigjen e merituar si të vetmit fajtorë për hapat pas të Shqipërisë në këto katër vite dhe në atë cast nuk do të ketë bandë, makina të blinduara apo bodyguard që do t’ju mbrojë!
Ju jeni vrasësit e mijëra ëndrrave rinore, ju jeni vrasësit e shpresës por ju kurrsesi nuk mund dhe nuk do të jeni vrasësit e së ardhmes!
Përgjigjen do ta merrni në datë 25 dhe atëherë do të jetë vonë për lëpirje dhe falje!
Të rinjtë, qytetarët shqiptarë pa dallim, socialistë e demokratë do zgjedhin te jenë të parët! Do të zgjedhin alternativën e një shansi për të gjithë! Do të zgjedhin LSI!
Suksese në jetë!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: