TIRANE- Kandidati i PD-së për deputet, Tritan Shehu akuzon ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro se po shfrytëzon postin për fushatën e saj. Shehu poston një ftesë, që Ministria e Kulturës zhvillon panair në Libohovë, në kulmin e fushatës dhe ngre dyshimin se kush e financon atë, pikërisht në qarkun ku ministrja garon si deputete.

18839254_1956399007930421_5174213168018216472_n

STATUSI I PLOTE
NJE FTESE QE FLET PER NJE NDERHYRJE ABUZIVIVE TE MINISTRES SE KULTURES NE FUSHATEN ELEKTORALE!
Zj.Mirela Kumbaro, Ministre e Kultures, eshte kandidate per PS ne qarkun e Gjirokastres.
Pikerisht ne kulmin e fushates elektorale date 9-11 qershor, ne zonen e saj elektorale, Libohove, sipas nje ftese pa firme e pa vule, Ministria e Kultures ne bashkepunim me Bashkine ( e drejtuar nga PS), organizojne nje “Festival tradicional” aty!!!!!
NJE VEPRIM KY QE SE PAKU BIE NDESH ME CDO ELEMENT ETIKE ELEKTORALE.
Pyes: kush e financon kete aktivitet, si ndahen financimet, pse zgjidhet pikerisht kjo date e ky vend nga ai dikaster????
Ne Qarkun e Gjirokastres gjate kesaj periudhe elektorale jane organizuar disa aktivitete te tilla “abuzive”, ky eshte i fundmi i ketij lloji dhe me flagranti.
I KERKOJ KQZ TE VERIFIKOJE MENJEHERE NDODHINE, TE BLLOKOJE AKTIVITET INTERFERUESE ME FUSHATEN, SI DHE TE KONTROLLOJE EDHE PER SA ESHTE REALIZUAR DERI ME TASHTI NE KETE QARK.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb