Kandidati i PD-së në Elbasan, i cili është renditur i 6-shti në listë rezulton sipas formularit të vetëdeklarimit se është dënuar më 15 vjet më parë për mashtrim. Mirëpo, Zekthi sqaron edhe të vërtetën e ngjarjes.

Zekthi

“Behet fjale per nje vendim te  para 15 viteve, krejtesisht antiligjor dhe i dhene ne mungese ndonese une punoja si gazetar, shkoja cdo dite ne pune dhe kurre nuk u njoftova qe ndaj meje kishte nje gjyq. Behet fjale per humbjen e nje pasaporte dhe asgje me shume”, thotë Zekthi.

“E kam mesuar pas vitesh qe isha i denuar ne mungese. Absurde. Prokurori qe e inskenoi kete u largua kohe me pas nga prokurori i pergjithshem nga detyra si i koorruptuar. E kam pasqyruar me saktesi ne formular sepse e kerkon ligji por jam i vetedijshem se ligji synon matrapaze, trafikante, drogaxhinj dhe jo njerez qe kane gjithe jeten qe punojne hapur dhe pa u fshehur”, përfundon ai./panorama

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: