ITALI-Kantautori shqiptar Ermal Meta u kualifikua për në natën finale të festivalit italian, Sanremo. Ai i është shtuar listës së emrave të mëdhenj të muzikës italian si Fiorela Manoja, Albano Carrisi, duke lënë pas Xhuzi Ferrerin dhe Ronin. Kantautori Meta ka kaluar automatikisht në natën e tretë, që do të mbahet në 9 shkurt dhe ku këndojnë Artistët e Mëdhenj.

Kënga e Ermal Metës ‘E ndaluar të vdesësh’ është konsideruar si një nga krijimet që përcjell një mesazh shumë të fortë. Artisti shqiptar sjell një këngë kundër dhunës në familje, duke treguar historinë e një djali i cili ka parë të ëmën të keqtrajtohet në familje dhe pavarësisht kësaj beson tek dashuria dhe familja si e vetmja rrugë për të rritur fëmijë më të mirë.

35-vjeçari ka marrë pjesë edhe vitin e kaluar në garën e të rinjve, por emri i tij është bërë i njohur në muzikën italiane, si shkrues i shumë teksteve të artistëve të mëdhenj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb