Pasditen e sotme, ashtu siç ishte lajmëruar, skuadra e Vllaznisë ka kryer edhe seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Trajneri Cungu kishte në dispozicion ditën e sotme 22 futbollistë, të gjithë shkodranë.

Në stërvitjen e parë vihej re mungesa e futbollistëve, Arsen Hajdari, Arenc Dibra dhe Bekim Erkoçeviç.Të tre këta futbollistë mesa duket nuk do të jenë më pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri për shkak të paraqitjeve jo të kënaqshme në sezonin e shkuar.

Një tjetër mungesë shqetësuese në kampion shkodran ka qenë edhe ajo e mesfushorit Arlind Kalaja të cilit i ka skaduar kontrata me kuqeblutë dhe ka kërkuar që para se të dalë në stërvitje të ulet e të bisedojë me drejtuesit për çështjen e kontratës së re. Pa u sqaruar kjo gjë, mesfushori ka vendosur të mos bashkohet me ekipin në stërvitje./panoramsport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb