GREQI– Policia greke ka sekuestruar rreth 106 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap nga policia helene në Kostur në një mjet me të cilin udhëtonin dy shtetas grekë të moshave 34 dhe 28 vjeç.

Në brendësi të makinës u zbuluan 5 çanta me 92 pako me 106 kg 270 gram marijuanë.
Dy grekët fillimisht braktisën mjetin dhe u larguan me vrap por u arrestuan disa orë më vonë.

I pari u kap në një zonë pyjore dhe i dyti në Grevena. 34-vjeçari ishte shoferi dhe tjetri ishte pasagjer. Droga, sipas policisë grke ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër greko-shqiptar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: