Rreth 190 kg lëndë narkotike marijuanë janë sekuestruar ditën e djeshme në qytetin e Lezhës. Në pranga ranë 3 persona, Agron Prelaj, Albert Haxhia, Zef Lekaj e Lek Lari. Ndërsa u shpall në kërkim A.M. 42-vjeç.

Sipas policisë, droga u gjet në banesën e Zef Lekajt. Rreth 153.5 kg marijuanë u sekuestruan në Kurbin, ndërsa 35.5 kg të tjera në fshatin Mërqi.

Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Njoftimi i policisë

Policia e Lezhës gjatë 12 orëve të fundit finalizon me sukses operacionin e gjerë antidrogë në rang Qarku të koduar “Horizont”
Si rezultat i tij goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Sekuestrohen në total 190 kg lëndë narkotike Marijuanë.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet 1 shtetas tjetër në kërkim.
Në Kurbin , u arrestuan 3 shtetas , 1shtetas u shpall në kërkim si dhe u sekuestruan 153.5 kg lëndë narkotike Marijuanë.
Në Lezhë u arrestua 1 shtetas si dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë.
Me datë 18.05.2017, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të autorëve, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar , u finalizua me sukses operacioni i gjerë antidrogë në rang Qarku i koduar “Horizont ”
Si rezultat i tij u goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Konkretisht :
Në Kurbin, në vendin e quajtur Fushë – Mamurras, u kap në flagrancë mjeti tip Opel ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar ku në peshë totale rezultoi 153.5 kg.
U arrestuan në flagrancë të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike, 3 shtetasit:
– A.P , 40 vjeç, banues në Tiranë
-A.H, 27 vjeç, banues në Tiranë
– L.L, 40 vjeç, banues në Krujë
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në Lezhë, në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e shtetasit Z.L, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë si posedues i saj.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm të proceduar, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: