ITALI- Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga operacioni antidrogë i finalizuar në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe atë të Malit të Zi. Mësohet se dy shqiptarë 42 dhe 31 vjeç kanë përfunduar në pranga, ndërsa është kapur rreth 2 ton marijuanë.

OPERACIONI
Trafikantët sapo kanë parë anijet e Guardia di Finanza kanë hedhur në det më shumë se 2 ton marijuanë, në tentativë për të lehtësuar skafin e fuqishëm e për t’i shpëtuar kapjes. Ata janë kapur në Vieste pranë Foggias.

Në kuadër të operacionit të quajtur “Triton”, pasditen e së premtes, njësia aeronavale e Repartit Operativ të Guardia di Finanza të Barit në koordinim me grupin aero-naval të Guardia di Finanza të Tarantos kanë lokalizuar një ngarkesë të dukshme në një mjet ujor që lundronte drejt ujërave italiane.
Mjeti i trafikantëve, sapo ka pikasur se po i afrohej mjeti i Guardia di Finanza janë përpjekur të arratisen dhe në përpjekje për të shtuar shpejtësinë kanë hedhur ngarkesën në det.

Pas disa orës ndjekje policia italiane ka arritur të kapë gomonen, në bordin e së cilës ndodheshin dy skafistët shqiptarë: B.B., 42 vjeç dhe J.H., 31 vjeç, të dy nga Vlora të cilët janë vënë në pranga për posedim dhe trafik ndërkombëtar droge. Marijuanë që është nxjerrë nga deti ishte paketuar në 110 pako me përmasa të ndryshme dhe me peshë totale 2261,5 kg.

Një sasi droge që sipas Guardia di Finanza nëse do ishte hedhur në tregun ilegal do të sillte mbi 20 milionë euro të ardhura për organizatën kriminale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: