GREQI – Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me drogë. Ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit të Kozanit, në Greqinë veriore, ku shqiptarët u kapën në flagrancë duke transportuar një sasi të madhe droge.

Në zonën e Kosturit u diktuan dy makina si të dyshimta dhe policia nisi ndjekjen e tyre. Në furgonin e parë, që drejtohej nga një shtetas shqiptar i moshës 33 vjeç, u gjetën 10 thasë që kishin brenda 20 pako me kanabis.

Pas peshimit, rezultoi se sasia e përgjithshme ishte 304,6 kilogramë. Policia arrestoi dhe drejtuesin e mjetit tjetër, një 24 vjeçar po nga Shqipëria, që kishte rolin e pararojës.

Policia fqinje po vazhdon hetimet për të heshur dritë mbi destinacionin e kanabisit dhe persona gtë tjerë që mund të implikohen në këtë trafik.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: