ITALI – Dy shqiptarë të moshës 27 dhe 30 vjeçare kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për tregti droge. Karabinierët studionin prej kohësh lëvizjet e dy shqiptarëve, pas njoftimit për lëvizje të dyshimta në një parking pranë një fast-food-i në qytetin e Ravenna-s.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë shtetasit me iniciale K.J. e G.M, 27 dhe 30 vjeç. Policia i vuri nën vëzhgim, ndërsa konstatuan që shqiptarë po kryenin lëvizje nën pjesën e poshtme të mjetit.

Gjatë ditës së djeshme, të rinjtë u shoqëruan në stacionin policor bashkë me makinën, të cilës iu krye një kontroll i imtësishëm, ku janë zbuluar dy vende të posaçme të krijuara për të fshehur drogën. Nën ulësen e shoferit, ishte krijuar një hapësirë e dyfishtë e mbyllur me një çelës, ndërsa në secilën mund të fshihej nga një pako kokainë me peshë 1 kg.

Gjatë ndalesës u sekuestruan rreth 500 gram heroinë, ndërsa nga kontrollet e ushtruara në shtëpinë e tyre në Ravenna janë sekuestruar 19 mijë euro, para të përfituara nga shitja e heroinës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: