ITALI– Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane në qytetin e Raguzës, pasi janë kapur më lëndë narkotike. Në pranga janë vënë vëllezërit Ardi dhe Dragan Hasanaj, 18 dhe 23-vjeç.

Dy vëllezërit janë arrestuar në momentin që po tentonin të trafikonin lëndën narkotike në stacionin e autobusëve në qytetin e Raguzës.

Pasi kanë parë policinë dy shqiptarët kanë tentuar të ikin, por janë neutralizuar nga karabinierët. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 1 kilogram marijuanë dhe kokainë.

Shqiptari Dragan Hasanaj ishte arrestuar nga policia edhe dy muaj më parë pasi ishte kapur me rreth 300 gram marjuanë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb