TIRANE– Një 30-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia, pasi është kapur duke shpërndarë kanabis në qendër të kryeqytetit, pas Pallatit të Kulturës.

Pas arrestimit të shtetasit Martin Zeneli, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku është gjetur 1 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis.

Sakaq, materialet në ngarkim të 30-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: