Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar që ishte kthyer në tmerrin e pronarëve të motorëve. Sipas të dhënave zyrtare, Shtëpim Kruja u kap në flagrancë teksa vidhte një motor tip “Piaggio Liberty” në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet.

Motori i vjedhur në vendin e quajtur “Pallati Ferrari” ishte në pronësi të shtetases F. M. Sipas policisë, Kruja ka qenë edhe më parë i dënuar për një seri vjedhjesh të motorëve.

Nga veprimet rezultoi se ky shtetas, kryente këtë veprimtari kriminale, i vetëm dhe operonte kryesisht në territorin e Komisariatit të Policisë Nr 3, njoftoi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Vjedhje më shumë se një herë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: