SARANDË- Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi i është gjetur një pistoletë dhe disa gram kanabis në makinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e personave të cilët paraqesin rrezikshmëri shoqërore, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Ylli Dalanaj, 28 vjeç, banues në Sarandë.

Në lagjen “Nr. 2”, në Sarandë, policia në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të lartpërmendur kanë konstatuar një armë zjarri model “TT”, kalibër 7.62 mm dhe një krehër me pesë fishekë në brendësi.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është konstatuar edhe një sasi prej 3.5 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Arma e zjarrit, lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: