KAKAVIJË- Policia greke ka ndaluar sot në pikën kufitare të Kakavijës një shtetas shqiptar të shumëkërkuar, që me sa duket po kthehej në Shqipëri për pushime.

Sipas mediave greke në doganën greke të Kakavijës është arrestuar një 48-vjeçar shqiptar që po tentonte të futej në Shqipëri. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Nga sistemi kompjuterik ai rezultoi i kërkuar nga autoritetet italiane për “trafik ndërkombëtar droge”. Ndonëse nuk jepen emra dhe detaje të tjera, shqiptari akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Bari, Itali më 25 shkurt të vitit 2011.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb