Mënyra e largimit nga kombëtarja e Lukas Podolskit ishte si në parrëlla, ndoshta as vetë futbollisti nuk do t’a kishte menduar një gjë të tillë. Gjithçka u duk si një film kur në minutën e 69, 31 vjeçari realizoj një supergol kundër Anglisë.

“E kisha përgatitur prej shumë kohësh këtë ndeshje dhe shkoi gjithçka shumë mirë. Dhe me golin e shënuar ishte si një film. Ky është goli im i 12-të i muajit. E di që kam një të majtë të hidhur, dhuratë nga Zoti apo kushdo tjetër. Nëse do isha mëngjarash, atëherë ju duhet të kishit shpikur një skuadër të re për mua.

Kur pashë se sa njerëz nga Këlni ishin në stadium, u rrëqetha. Trajneri na tregoi në hotel një film emocional përpara ndeshjes dhe na tha disa fjalë të bukura. Këta djem tani do të përgatiten për ndeshjen kualifikuese kundër Azerbajxhanit dhe i uroj shumë suksese”, tha heroi i mbrëmjes, Lukas Podolski.

TONI KROS
“Kjo është diçka e mundur vetëm në futboll. Një lamtumirë e tillë me një gol nga distanca në trekëndësh nuk ishte një dhuratë”, tha mesfushori gjerman”.

MARK-ANDRE TER SHTEGEN
“Ju shikoni lojtarë që vijnë dhe ikin. Sot, një futbollist i shkëlqyer largohet nga Gjermania. Pritjet? Unë përpiqem të bëj gjithnjë detyrën time. Të dyja skuadrat patën raste”.

TOMAS MYLER
“Është një skenar filmi që nuk mund të ishte shkruar më mirë. Stadiumi u boshatis 10 minuta përpara ndeshjes që të gjithë ta prisnin jashtë. Është një djalë special dhe nuk ndodh që të luash 130 ndeshje në këtë arenë. Do na mungojë në turnetë e ardhshëm. Nuk e di se sa e ka paguar portierin e Anglisë që ta lejonte të shënonte”.

Futbollisti i Bayer Mynchen njihet për sensin e humorit dhe në situatë të tillë ai nuk mund t’a linte të ikte.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb