TIRANE – Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka festuar dje më 19 korrik ditëlindjen e saj të 31-të. Me këtë rast, ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
kartolina
Por, surprizën me të bukur ia ka bërë dashuri i saj, hokeisti çek, Jakub Kindl. Ky i fundit, përkundër dhuratave të shtrenjta që i ka bërë deri më tani, si makinat apo udhëtimet luksoze, në ditëlindjen e të dashurës, vendosi që t’i bëjë një dhuratë krejt të thjeshtë.

E këtë dhuratë, Afërdita nuk nguroi që ta zbulojë përmes një fotoje të postuar në InsaStory. Ai i kishte përgatitur asaj një kartolinë, në të cilën shkruhej: “Dhe çdo vit që ne ndajmë, më bën vetëm të të dua edhe më shumë, Kubi”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb