Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, që cilëson kreun e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipin si një mafioz.

Berisha shprehet se institucioni që drejtohet nga Rakipi nuk jep rrogat prej 8 muajsh. “Të dashur miq, Arben Rakipi prej vitesh e ka shndërruar shkollën e Magjistraturës në shkollë të bizneseve të tij private. Ky eksponent i zi i korporatës mafioze të drejtësisë së partisë në konkursin e fundit të turpit në një akt mafioz, banditesk, të pandodhur ndonjëherë, shtoi nga xhepi i tij si fitues 52 studentë jashtë të gjitha kritereve zyrtare të konkursit. Ai paditet sot nga studentë se në kundërshtim flagrant me ligjin nuk ju paguan prej 8 muajve rrogën që ju takon!”, shprehet Berisha, teksa ka publikuar edhe mesazhin e qytetarit dixhital.

Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Standartet e  mafiozit Arben Rakipi!

Prej 8 muajve nuk paguajnë rrogat studentëve magjistratë në shkollën e Magjistraturës, sot shkolla private Partisë!

Të dashur miq, Arben Rakipi prej vitesh e ka shndërruar shkollën e Magjistraturës në shkollë të bizneseve të tij private. Ky eksponent i zi i korporatës mafioze të drejtësisë së partisë në konkursin e fundit të turpit në një akt mafioz, banditesk, të pandodhur ndonjëherë, shtoi nga xhepi i tij si fitues 52 studentë jashtë të gjitha kritereve zyrtare të konkursit. Ai paditet sot nga studentë se në kundërshtim flagrant me ligjin nuk ju paguan prej 8 muajve rrogën që ju takon!

Dënoj me forcën më të madhe këtë qendrim të këtij bosi të mafies shtetërore dhe ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protesten “O Sot o kurrë”!

📩 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Kam nje problem shum te madh me shkollen e magjistratures

Kam djalin ne vitin e pare per prokuror dhe vajti 8 muaj qe nuk i kan vendosur rogen.

Djali im ka punuar avukat 13 vjet ne Tiran.

Jam jasht mase i shqetesuar se mos me kaloj djali ne stres.

Kjo  ka ndodhur ne shkollen e magjistratures  per vitin 2024 viti i pare Nga 61 prokuror dhe gjykates 9 veta nuk marin roge  prej 8 muajsh

Me shum respekt j

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb