BRUKSEL– Sipas Komisionit Evropian, Ukraina ka kryer reformat e duhura dhe ky komision do të kërkojë muajin e ardhshëm liberalizimin e vizave për qytetarët ukrainas, deklaroi sot presidenti i këtij komisioni, Jean-Claude Juncker.

BE-ja ka përdorur heqjen e vizave për udhëtime afatshkurta në zonën Schengen si një nxitje për vendet e Evropës Lindore për kryerjen e reformave demokratike.

Gjatë një vizite në Bruksel, presidenti ukrainas Petro Poroshenko deklaroi sot se vendi i tij kishte arritur rezultate konkrete në reforma, sidomos në fushën e antikorrupsionit, drejtësisë dhe çështjeve të brendshme.

“Ukraina ka ndërmarrë reforma rrënjësore”, tha ndërkohë Juncker.

”Këto hapa… do të na lejojnë neve si komision që muajin e ardhshëm të bëjmë propozimin për liberalizimin e vizave me Ukrainën”, theksoi ai.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb