Bashkëpunimi më i ri i këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa me Martin Garrix, kënga me titull “Scared To Be Lonley”, është publikuar prej pak orësh dhe ka arritur mbi 500 mijë klikime në “YouTube”.

DJ holandez dhe Dua Lipa me këngën e tyre të re kanë arritur në renditjen e parë në Cambodia dhe Vietnam. Pozitën e dytë në iTunes e kanë siguruar në Indonezi, Holandë, Sllovaki dhe Singapor.

Në pozitën e tretë janë në Rumani dhe Slloveni, ndërsa në top-dhjetë këngët më të mira renditet në Belgjikë, Republikën Çeke, Moldavi, New Guinea, Tailandë, në Arabinë Saudite, Indi, Poloni, Meksikë, Austri dhe Hungari.

Garrix ka thënë se kënga e re me Dua Lipan ka të njëjtën ndjenjë euforike si kënga “In the Name of Love”, të cilën ai e realizoi me shqiptaren tjetër Bebe Rexha. Sipas tij, kënga “Scared To Be Lonley” ka tekst më të ndjerë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb