Reperi kosovar Ledri iu ka dhënë një leksion të gjitha kolegeve të tij që janë transformuar falë operacioneve plastike. I ftuar tek “Mos i fol shoferit”, teksa komentoi pamjet e vajzave të showbizz-it shqiptar, Ledri tha se të paktën duhet të ndryshojnë doktor.

“Nuk jam kundra operacioneve plastike kur ato nuk ekzagjerohen, por mund ta ndërrojnë doktorin që mos të duken të gjitha njësoj”, është shprehur këngëtari.

Në një koment të veçantë, ai ka folur edhe për ndryshimet në pamje të këngëtares, Dafina Zeqiri, ish -të dashurës së tij.

“Dafinës nuk i duken keq edhe pse mesa di ajo vetëm hundën e ka bërë. Por ka disa të tjera që e teprojnë, përshembull ato që kanë fryrë buzët shumë, ky ndryshim nuk u shkon me tiparet e tjera të fytyrës”, është shprehur Ledri.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: