Bota mbarë u trondit ditën e djeshme nga një tjetër sulm terrorist, ndërsa në shënjestër ishte Barcelona. Terroristët zgjodhën një strategji të ngjajshme me atë në Nicës në Francës, ndërsa 14 persona mbeten të vdekur dhe më shuëm se 100 të tjerë u plagosën kur një furgon vërshoimbi turmën e madhe të turistëve. Këtë tmerr e ka përjetuar edhe një këngëtar shqiptar.
screenshots-2015-08-05-22-29-48-1000x600_1503079788-318847
Ai është Gjon Karrica dhe thotë se kishte shkuar në Barcelonë për pushime, ndërsa fatmirësisht i ka shpëtuar ngjarjes makabre.

Disa momente fill pas sulmit ai i postoi në InstaStory ndërsa sulmin e komenton kështu:

“Unë në atë rrugë kam kaluar çdo ditë, pasi është atraksion dhe një ndër më të vizituarat. Kam qenë afër kur ka ndodhur ngjarja dhe jam tmerruar nga ato skena. Një prej atyre njerëzve mund të isha edhe unë. Gjithçka ka ndodhur shpejt dhe ka lënë një tmerr prapa. Uroj që më të mos përsëriten gjëra të tilla sepse është një tmerr, një ankth, ngjarje që s’do më hiqet nga mendja’ – deklaroi këngëtari.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb