Këngëtarja gjermane, Levina, e cila do të përfaqësoje vendin e saj në festivalin evropian ‘Eurovizon’ që këtë vit zhvillohet në Kiev të Ukrainës ka vizituar Tiranën. Vizita në kryeqytetin shqiptar është përjetuar me emocione nga këngëtarja Levina e cila nuk ka nguruar të bëjë shqiponjën me duar, simbolin kombëtar dhe ta publikojë foton në rrjetet sociale.

“Mirëdita Tirana! Çfarë vendi i bukur, faleminderit për mikpritjen! Sot mësova për këtë shenjë që përfaqëson zogun e flamurit shqiptar. Të festojmë diversitetin”,- ka shkruar këngëtarja Levina në Facebook.

Por pas kësaj këngëtarja gjermane ka marrë kritika, kryesisht nga ndjekësit shqiptarë të cilët i shkruajnë se simboli i shqiptarëve nuk mund të quhet thjesht zog, por është simbol që duhet respektuar.
Screenshot001
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: