Kush është kjo Lady Gaga apo Celine Dion? Dyshimi është mëse i justifikuar teksa sheh ndryshimin radikal të 49 vjeçares këngëtares kanadeze.

Pas humbjes së bashkëshortit në 2016 dhe vuajtjes së madhe, Celine Dion duket se i është kthyer buzëqeshja dhe dëshira për tu zbavitur, të paktën me modën.

Në Paris për sfilatën e Haute Couture, Celine Dion është shfaqur me një look shumë të çuditshëm duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe duke çmendur fansat jashtë hotelit ku ajo po qëndronte.

Nga një pelerinë ngjyrë pastel prej Arlekini, tek uniforma e një mekaniku prej lëkure të zezë me syze të mëdha, deri tek një xhaketa prej toreadori moderne apo xhaketa ngjyrë ari dhe vjollcë, Celinë ka luajtur shumë me fantazinë. Ju pëlqen mënyra e re e veshjes së Celine Dion. Ja një galeri me fotot e saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: