Veshja e këngëtares Ledina Çelo në festivalin e RTSH-së ku u shfaq si prezantuese hapi jo pak debat për nivelin e atij që supozohet të jetë festivali më i madh këngës në Shqipëri.
Pati shumë kritika fustani i saj rrjet nga shikuesit por edhe intelektualët. Madje këngëtarja kosovare Gresa Behluli e ka quajtur të turpshme.
Ajo ka shprehur mllefin përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram me një foto të sajën në festival.
“Festivali i TVSH që llogaritej më serioz deri tani??? Turp!”, ka shkruar Gresa në Instagram.
Sonte është nata finale ku fituesi do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
(m.k/BalkanWeb)