Spitali Amerikan sjell kirurgun e mirënjohur austriak Prof. Dr. Dr. Dr. h.c. Emeka Nkenke!
Kirurgjia maksilofaciale është një disiplinë mjekësore dhe kirurgjike e specializuar në diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjeve që ndodhen në gojë, në nofull dhe fytyrë. Spitali Amerikan 3 sjell një nga ekspertët më të njohur në Europë, veçanërisht Austri e Gjermani, për një gamë të gjerë ndërhyrjesh të këtij lloji. Falë profesionalizmit të tij, ju mund t’i jepni zgjidhje një sërë problemesh shëndetësore apo estetike të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës suaj. Prof. Dr. Dr. Dr. h.c. Emeka Nkenke, do të jetë në Tiranë nga data 31 Gusht deri në 2 Shtator pranë Spitalit Amerikan 3, ku do të bëjë konsulta me pacientët.

Prof. Dr. Dr. Dr. h.c. Emeka Nkenke është një nga kirurgët më të njohur, ekspert në : Kirurgjia Ortodontike (nofullës) Kirurgji Rikonstruktuese (duke përfshirë rikonstruktuimin mikrovascular) Implantologjia / Implantet stomatologjike Kirurgjia orale Kirurgjia e gjëndrave të pështymës Kirurgji TMJ (duke përfshirë kirurgjine artroskopike) Traumatologji Kirurgjia e anomalive te lindura të buzës dhe qiellzës / kirurgjia kraniofaciale

Pas konsultës në Spitalin Amerikan 3, ju mund të planifikoni kohën më të përshtatshme për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale me mjekun e mirënjohur.

Eksperienca e kirurgut

Trajnimet pasuniversitare dhe eksperienca profesionale të Prof. Dr. Dr. Dr. h.c. Emeka Nkenke janë të shumta. Ai është Profesor dhe Shef I Departmentit të Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Universiteti i Mjekësisë, Vienë, Austri. 03-09/2014 Profesor dhe Shef I Departmentit të Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Spitali Universitar, Halle, Gjermani 2009-2014 Profesor me kohë të plotë i Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Universiti i Erlangen-Nuremberg, Gjermani 2004-2009 Profesor i asociuar i Kirurgjisë Maksofaciale dhe orale, Universiti i Erlangen-Nuremberg, Gjermani

1997-2004 Trajnim në Kirurgjinë Maksofaciale dhe Orale, Kirurgjinë Plastike dhe rikonstruktive, Departmenti i Kirurgjisë Maksilofaciale dhe orale, Spitali Universitar Erlangen, Gjermani.

Kontaktoni në nr e tel 042357535 dhe rezervoni takim me mjekun. Spitali Amerikan, Më të mirët për shëndetin tuaj!

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb