Në javën e fundit të “Superligës” ka mbetur vetëm një pikëpyetje për t’u zgjidhur, ekipi që shoqëron Korabin në Kategorinë e Parë.

Gjasat janë që ‘finalja’ sa i takon kësaj çështje të luhet në “Loro Boriç” ndërmjet Vllaznisë e Tiranës. Një prej dy ekipeve me shumë mundësi do t’i duhet t’i thotë mirupafshim “Superligës”.

Përveçse zgjidhjes me futboll në fushën e blertë kampionati shqiptar na ka mësuar se mund të ketë edhe mënyra të tjera për t’ia dalë mbanë. Në rast se një gjë e tillë ndodh, tifozët e zjarrtë të Vllaznisë, “Vllaznit Ultras”, kërcënojnë se autorëve do t’ju duhet të vuajnë pasojat.

Me një status në facebook ato shprehen:
vllaznia ultras
E kena tregu këtë kampionat qe kena ekip ma të mirë. Ata s’kanë asnjë futbollist. Thjesht duhet me dhan maksimumin, FITORJA ASHT E JONA!

Nese shofim tolerime, ose hile nga Arbitri ka me pas pasoja, fusha asht pa rrethim.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb