Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kërcënon Xhelal Mziu: Kush ka vendosur flamujt e PS-LSI t’i heqë ose do i prishim shtëpinë (Video)

mziu flamuri

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka kërcënuar banorët se nëse mbajnë në shtëpi flamujt e PS-së dhe LSI do t’u prishen shtëpitë.

Gjatë një takimi të kandidatëve për deputetë të PD-së me banorët e Kamzës, Mziu është treguar shumë i ashpër duke kërcënuar të gjithë ata që vendosin flamujt e PS-LSI në shtëpitë dhe çatitë e tyre.

“Kush ka vendosur flamujt e PS-së dhe të LSI-së në çatitë e shtëpive t’i heqë brenda ditës së sotme sepse nesër do t’i prishim edhe shtëpinë dhe tokën”, ka thënë Mziu.

Videon e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se “Republika e Re është qimja që ndërron në një qenie3 që zakonin se harron.
“Kërcënim nga bodrumi i Republikës së Re💤💤💤💤💤….
Në 8 vjet bënë vetëm 21 mijë legalizime me lekë mbi dorë e nën dorë (85% ngrehina biznesi në rrugë,oborre shkollash e spitalesh,parqe,terrene sportive, zona të mbrojtura natyrore e hapësira monumentesh kulture)… Në 2 vjet e gjysmë kemi arritur sot shifrën 144 mijë legalizime FALAS (93% shtëpi socialistësh e demokratësh pa dallim dhe pjesa tjetër sipërmarrje prodhuese kryesisht në fshat)
Shikojeni se si Republika e Re është qimja që ndërron në një qenie që zakonin s’e harron😳 dhe mos e harroni se mbi bindjet politike, në 25 qershor është Shqipëria që duam, me shtet-punë-mirëqenie për çdo shqiptar pa dallim, jashtë bodrumeve të partive që ju duan të përçarë vetëm për pushtetin e tyre✌️🇦🇱:”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.