Momenti kritik ku ndodhet Tirana duket se po kthen tifozët në stadium për t’i dhënë një shtysë ekipet që me gjasë do t’a ketë të vështirë qëndrimin në “Superiore” për sezonin tjetër.

Takimi i së shtunës kundër Luftëtarit në “Selman Stërmasi” solli mjaft mbështetës bardheblu, por në ndeshjen tejet deçizive që është edhe e fundit në kampionat atë me Vllazinë, priten të rikthehen ata më të zjarrtit, “tirona fanatics”.

“Panorama Sport” raporton se kryesia e këtij grupimi po mendon rikthimin jo si shkak i pajtimit me drejtuesit e klubit, por për të mbështetur ekipin në këtë moment delikat. Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare në këtë drejtim, pasi edhe vetë grupimi mund të dalë në një komunikatë zyrtare.

Arbitrat e huaj
Vllaznia-feston1-665x400
Duke parë rëndësinë e ndeshjes, ekipi i Vllaznisë pritet të depozitojë në FSHF kërkesën për arbitra të huaj për të shmangur çdo lloji paragjykimi dhe larguar presionin për të dyja skuadrat në fushë.

Shkodranët në takimin që do luajnë në “Loro Boriçi” ndaj Tiranës, jo vetëm kërkojnë gjykim nga ndërkombëtarët, por kërkojnë që ata të jenë të një niveli cilësor në mënyrë që në fund të kësaj ndeshjeje rezultati të jetë i pakontestueshëm.

Kjo kërkesë vjen si pasojë e gjykimit që ka lënë për të dëshiruar në javën e fundit si dhe për të shmangur gabimet “njerëzore” që për këta dy skuadra nuk kanë qenë të pakta.

Kërkesa e Vllaznisë që tifozët e Tiranës të mos udhëtojnë në Shkodër

Në Shkodër kanë edhe një shqetësim tjetër, atë të tifozëve të klubit të Tiranës që do të vizitojnë qytetin verior në këtë sfidë. “SuperSport” raporton se klubi ka kërkuar zyrtarisht nga FSHF që të mos lejojë tifozë udhëtues në “Loro Boriçi”, duke dhënë si shembull përplasjen mes tifozerive pak javë më parë në ndeshjen e basketbollit në Tiranë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: