ITALI – Policia italiane, pas 15 vitesh arrati, ka mundur të ribjerë në gjurmët e shqiptarit Arjan Hajdini, i dënuar me 15 vite e 9 muaj burg për një sërë aktesh të paligjshme në Itali gjatë viteve 2000.

40-vjeçari shqiptar kishte shpërndarë 22 kg heroinë, në periudhën në të cilin doli urdhër-arresti për të. Megjithatë kishte mundur t’i shmangej policisë italiane, dhe këtë gjë e bëri për 15 vjet.

Por agjentët e kanë lokalizuar në fshatin Cretesti të Rumanisë, ku shqiptari fshihej me një emër të rremë. Për Hajdini kishte dalë dhe një fletë arresti nga Interpoli. Tashmë shqiptari i arrestuar është në pritje të ekstradimit për të dalë përpara Gjykatës Italiane.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb