GREQI- Një 53-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke ditën e sotme. Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.

Ndaj 53-vjeçarin rëndon akuza për “vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”, për një ngjarje të ndodhur në vitin 1997.

Arrestimi i tij është bërë i mundur gjatë një operacioni të zhvilluar në Selanik. Sipas policisë greke në momentin e arrestimit ai ka paraqitur një pasaportë false.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: