TROPOJE– Policia kufitare në Qafë-Morinë ka arrestuar një shtetas nga Kosova, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë Behar Kolukaj, 27 vjeç, banues në Vërmic, Kosovë,

“Më datë 22 prill 2017, Specialistët e Policisë Kufitare Qafë-Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar Behar Kolukaj, pasi gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’ nga Interpol Franca”- thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Savoie në Francë, me vendimin nr.Ekstra, datë 18 qershor 2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe “Rrëmbim dhe heqje e paligjshme e lirisë“. Materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb