Trajneri i Birmingham, Harry Redknapp, i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e dhënë ditën e premte, raporton “SportBible”.

70-vjeçari në një intervistë është shprehur se dëshiron të nënshkruajë me ish-futbollistin e Totenham Benoit-Assou Ekotto për të përforcuar ekipin e tij. Deri këtu gjithçka është normale, por jo vazhdimi.

Redknapp ka dashur të sqarojë se Ekotto dëshiron të bëhet pornostar dhe ky është problemi që ai të nënshkruajë me Birmingham.

Ekotto aktualisht është një lojtar i lirë pasi klubi i Metz në “Ligue 1” nuk i ofroj një marrëveshje të re për të zgjatur kontratën.

Redknapp tekstualisht u shpreh: “Problemi i vetëm që e pengon është se dëshiron të bëhet pornostar. Ndoshta mund t’i marr edhe 1 vit para se ai të vendosë t’a bëjë këtë.”

Tottenham Hotspur's Benoit Assou-Ekotto appluads the home fans after the final whistle showing his shirt celebrateing his 200th appearance for the club
Tottenham Hotspur’s Benoit Assou-Ekotto appluads the home fans after the final whistle showing his shirt celebrateing his 200th appearance for the club

Vitin e fundit që Ekotto ishte në kontratë me “Spurs”, e luajti i huazuar me QPR-në në “Championship” kur ekipi drejtohej nga Redknapp. Ai ka bërë 202 paraqitje me klubin e Totenham në 9-të vite karrierë të shpenzuara në “Ëhite Hart Lane”, ku në fund u mbyll me hatërmbetje pas ardhjes së Mauricio Pochettino në 2015-n.
Tottenham Hotspur's Benoit Assou-Ekotto (left) is substituted by manager Harry Redknapp (right) before half-time
Tottenham Hotspur’s Benoit Assou-Ekotto (left) is substituted by manager Harry Redknapp (right) before half-time

Në një intervistë për “Guardian” në vitin 2010, kamerunasi Ekotto u shpreh:

“Nëse unë erdha në Angli, ku nuk e njihja dhe nuk flisja anglisht … erdha për një punë. Karriera në futboll zgjat 10-15 vjet, pra është një punë. Por po, është një punë e mirë dhe nuk them se e urrej futbollin, por nuk është pasioni im.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb