NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
200 gr kërpudha të freskëta
1 tufë majdanoz
Lëngu i 1 limoni
3-4 lgj vaj ulliri
1 lgj djath parmixhano
Sallatë jeshile

Përgatitja

Në një enë vendosim gjethet e majdanozit bashkë me një thelpi hudhër, 2-3 lugë lëng limoni, vaj ullliri, kripë dhe piper të zi. I kalojmë të gjithë përbërësit në blender dhe formojmë një salcë pestoje majdanozi.

Presim kërpudhat e pastruara në feta shumë të holla dhe i vendosim të hapura në formë rrethore në një pjatë. Në qendër vendosim pak barishte jeshile (sallatë). Spërkasim kërpudhat dhe sallatën me salcën e majdanozit, shtojmë dhe pak limon nëse dëshirojmë dhe djath parmixhano.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb