Vezët, spinaqi, kërpudhat, patatet, pula, panxhari, orizi, janë ushqimet që nuk duhet t’i ringroheni, sepse helmoheni. “Agjenca e Standardeve të Ushqimit”, ka konstatuar se ushqimet më mirë është që të shërbehen të ftohta, se sa të nxehen përsëri, sepse me to mund të helmoheni.

Sipas kësaj agjencie, është e rëndësishme që ushqimi ende i pa përdorur të zihet, pasi largon bakteret e dëmshme që janë të pranishme në to. Por e njëjta nuk vlen edhe nëse e ngrohni ushqimin.

Gatimi modern është shumë i lidhur me mikrovalën, pasi ne i ngrohim ushqimet e lëna më parë. Agjencia e ushqimit, ka marrë shembullin e orizit, i cili është njëri nga ushqimet që nuk duhet të rinxehet.

“Orizi i papjekur mund të përmbajë spore të baktereve që mund të helmojë ushqimin. Kur orizi të gatuhet për herë të parë, sporet mund të mbijetojnë. Pastaj, nëse orizi i mbetur është lënë në temperaturën e dhomës, sporet mund të shumohen dhe mund të krijojnë helme që shkaktojnë të vjella apo diarrenë.”

“Ringrohja e orizit nuk do u shpëtojë nga helmimi”, thuhet në shpjegimin e “Agjencisë së Standardeve të Ushqimit”.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb