TIRANE – Këshilla e vjetër: “Mëngjesin haje si mbret, drekën si princ dhe darkën si varfanjak”, mbart shumë mençuri. Vakti i mëngjesit është më i rëndësishmi i ditës. Nëse e anashkaloni këtë vakt, ose nuk i kushtoni rëndësi në mënyrën e ushqyerjes, ju do të keni pak energji gjatë ditës.

Përveçse na furnizon me energji, një vakt i shëndetshëm në mëngjes na ngihmon edhe me tretjen, metabolizmin dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Kjo është edhe arsyeja përse duhet t’i kushtoni një rëndësi të veçantë vaktit të mëngjesit shkruan Shëndeti.

Ja çfarë duhet të përmbajë një mëngjes, që të jetë i shëndetshëm dhe i plotë, sipas dietologes Naço:

—1 fetë bukë të thekur integrale rreth 40gr 90-100Kcal maksimumi
— Pak avokado, salcë kosi, pate ulliri, krem djathi, gorgonzola, gjalp kikiriku ose tahin per t’u lyer maksimi 20-40Kcal
—Perime si pomodorini, spinaq, rukola, kastravec ose panxhar 10-15kcal
—- Frut si 2 luleshtrydhe ose pak banane (1/4) 20-30kcal
Disa kombinime me kalori
1. Bukë me salcë kosi dhe panxhar dhe sipër pak avokado(1/4 e saj) 170Kcal
2. Bukë me avokado me erëza dhe domate 160Kcal
3. Bukë me vezë dhe gjizë të përzier 190Kcal
4. Bukë me salcë kosi me mjaltë dhe stika 190Kcal
5. Bukë me gjalp kikirikidhe 2 luleshtrydhe 150Kcal
6. Bukë me gjalp kikiriku dhe 1/4 e bananes 160Kcal.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb