Analisti Lorenc Vangjeli, njëherazi këshilltar i kryetarit në detyrë të Kuvendit, Ilir Meta, e ka ironizuar marrëveshjen Rama-Basha duke e krahasuar atë më një lidhje, e konkretisht me fejesën që sipas tij është në fillimin e lidhjes kur edhe ndodhin gjërat pozitive, por e keqja vjen më pas.

Vangjeli është shprehur se partitë e mëdha PD-PS janë “edhe duke bashkëjetuar” pasi janë në të njëjtën qeveri.

“Kjo marrëveshje nuk është martesë, por është një fejesë me bashkëjetes dhe në fejesë zakonisht gjërat shkojnë mbarë. Më pas komplikohen dhe shikojmë diferencën. Pra një fejesë që u vendos të bëhët edhe me bashkëjetes, pra palët janë nën një kulm. Më pas do ta shkikojmë”, është shprehur Vangjeli nga studio e emisionit “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb