Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Këshilltari shqiptar i Erdogan: Turqinë do ta keni përherë në krahun tuaj

basri3-780x439

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tash e sa vite në kabinetin e tij e ka rezervuar një vend për një shqiptar, të cilit ia ka besuar informatat për zhvillimet në Ballkan. Është ky shqiptari Sabri Demiri, i lindur në ish-kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, në Shkup, që kishte rrugëtuar në Turqi për të nxënë dije, pa e ditur se do të bëhet pjesë e ekipit të një prej liderëve më të fuqishëm në botë. Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, teologu 45-vjeçar ka treguar për ngjitjet e tij në Turqi, për konsideratat e Erdoganit ndaj shqiptarëve, për politikat e Turqisë në raport më Shqipërinë dhe Kosovën. Demiri ka sqaruar edhe raportin e Turqisë me çamët dhe interesimin e politikës turke për shqiptarët që jetojnë në Serbi, në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Ndërkaq, nuk e ka lënë pa përmendur edhe rrezikun që, sipas tij, e sjellin organizatat e lidhura më imamin Fethullah Gulen, e që janë prezente edhe në trojet shqiptare.

Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në vendlindje. Në vitin 1992 ishte regjistruar në Universitetin e Sarajevës, në drejtimin e Teologjisë, por nisja e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë kishte bërë që ai të largohej nga aty, për të vazhduar rrugën për në Damask të Sirisë ku përfundon studimet në Institutin e Gjuhës Arabe.

Në vitin 1994 zhvendoset në Turqi. Një vit pas përvetësimit të gjuhës turke, nis studimet themelore dhe ato të magjistraturës në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Marmara.

Momentalisht jeton në Ankara me familjen e tij të ngushtë, që përbëhet nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Prindërit dhe farefisi i ka në Maqedoni.

Në vitin 2009, më ftesë të Erdoganit – aso kohe kryeministër i Turqisë – u emërua këshilltar i tij, punë të cilën e ka vazhduar deri në vitin 2014. Në kohën kur ish-kryeministri Erdogan merr pozitën e kreut të shtetit, emërohet këshilltar për Ballkanin – detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Demiri ka thënë për Telegrafin se ndjehet komod qëkur u bë pjesë e kabinetit të një lideri që për të po i ndryshon epokat.
demiri-nishani
“Sepse, Erdogani e nderon dhe e çmon shumë kombin tim, E ka një sinqeritet dhe dashamirësi ndaj shqiptarëve; një qasje vëllazërore ndaj nesh”, thotë ai.

I vetëdijshëm për peshën e punës së tij në ndërtimin e marrëdhënieve mes vendimmarrësve në Turqi dhe atyre në trojet tona, angazhohet që presidenti turk gjithnjë të ketë informata të sakta për zhvillimet politike, sociale dhe kulturore në vendet ku jetojnë shqiptarët. Për të sot askush nuk mund ta mohojë se populli të cilit ai i takon është faktor determinues për stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

“Raportet e shtetit turk me dy shtetet shqiptare, me Kosovën dhe Shqipërinë, po intensifikohen dita-ditës. Ndërsa, është botërisht e ditur se kemi raporte të një parneriteti strategjik. Dua te them se presidenti Erdogan e sheh raportin me shqiptarët si marrëdhënie pa kushte”, ka shtuar ai.

Demiri tregon se Ballkani mbetet çdo herë në vëmendjen e Turqisë, për çka punohet në raporte të mira edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën, me Kroacinë, Maqedoninë, e madje Serbinë.

“Një Ballkan i qetë, pa trazira, është fjalia kryesore e Presidencës turke”, ka theksuar ai, duke mos e mohuar se ndihet krenar si shqiptar në Kabinetin e Erdoganit. “Në asnjë moment nuk ndihem i dytë ose i anashkaluar. Kolegët dhe vet presidenti me trajtojnë me shumë respekt. Për ata jam një vëlla, e më pas një bashkëpunëtor. Dallimet etnike shihen si pasuri në vendin tim të punës. Ndaj, nuk e kam asnjë pengesë që t’i shpreh sentimentet kombëtare. Respektin dhe dashurinë për shqiptarët presidenti Erdogan e ka treguar disa herë nëpër fjalimet e tij. Në çdo rast iu drejtohet shqiptarëve si ‘vëllezërit e mi’. Nuk besoj se ndonjë lider tjetër ka krijuar këtë afërsi më popullin tonë”.
demiri-2
Demiri ka sqaruar për Telegrafin se nën urdhrin e Erdoganit është formuar “Kryesia e Popujve Akraba” apo e popujve që konsiderohen të afërt. Në krye të këtyre popujve janë shqiptarët.

“Kemi të bëjmë me një raport special. Presidenti dhe shteti turk e kanë bërë të qartë agjendën e tyre në raport me shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe në përgjithësi Ballkan. Nuk është fakt i panjohur angazhimi personal i tij në lobimin për njohjen e Kosovës si subjekt ndërkombëtar. E them me përgjegjësi të plotë: nuk ekziston forum rajonal ose botëror ku ai nuk bën thirrje që të njihet shtetësia e Kosovës”, ka shtuar ai.

Sipas Demirit, Kosova nuk mbështetet vetëm politikisht, por edhe në forma tjera ekonomike.

“Angazhimi nuk mungon edhe në mbështetjen në rrugën e integrimeve euroatlantike. E përsëris: nuk ka institucion dhe organizatë ndërkombëtare ku Turqia nuk ka kërkuar që pjesë e saj të jetë Kosova”, ka shtuar ai.

Demiri shprehet se raportet në mes Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë – si me kryeministrin Edi Rama e më parë edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha – janë jashtëzakonisht të mira. Madje, ndjehet mirë që Rama e ka shpallur Turqinë si partner strategjik dhe se këto raporte po reflektojnë pozitivisht kudo tek shqiptarët në rajon.

“Pos investimeve e ndihmave, dua t’ua kujtoj po ashtu një fakt: janë mijëra studentë shqiptarë që me bursa shtetërore i kanë përfunduar e po i ndjekin studimet në Turqi. Brenda një periudhe pesëvjeçare, shteti turk – përmes organizatave shtetërore – ka realizuar 390 projekte në Shqipëri, 537 në Maqedoni dhe 576 në Kosovë. Kjo mbështetje ka qenë kryesisht në programe sociale, në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi etj.”, ka sqaruar ai.

Demiri ka folur edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se me shqiptarët në Maqedoni, në Serbi dhe në Malin e Zi janë në kontakte të vazhdueshme, dhe se mbështeten organizatat e tyre në funksion të përmirësimit të jetesës së banorëve të këtyre pjesëve. Ai madje e kujton një detaj interesant për lidhjen e Erdoganit me vendlindjen e tij, duke theksuar se “për Bajramin e Vogël, presidenti turk një pjesë të kurbanit e kishte dedikuar për Shkupin”.

“’Shkupin’, tekstualisht kështu. Është diçka simbolike, por domethënëse se si një presidenti me aq shumë obligime e përgjegjësi i kujton banorët e këtij qyteti. Mos të flasim për ditët kur qyteti im i lindjes u prek nga vërshimet e kur nga Turqia u dërguan qindra maune me ndihma”, thotë Demiri,, i cili përmend një takim të zyrtarëve nga Presheva me shefin e tij, të cilëve po ashtu u është premtuar mbështetja turke.
demiri-shqipnonja-e1487283824909
Këshilltari i Erdoganit thotë për Telegrafin se si rajon multietnik dhe multifetar, është me rëndësi që të promovohet bashkëjetesa dhe toleranca në Ballkan – pa u shkelur dhe pa u dhunuar të drejtat e asnjë etnie. Ndërkaq, shton se për Presidencën turke “brengosëse janë problemet ekonomike dhe sociale në trojet tona, për çka një pjesë e rinisë të ardhmen e sheh nëpër rrugët e Evropës”.

“Turqia dhe presidenti u kanë bërë ftesë bizneseve që të investojnë në këto troje, për t’i këndellur ato në aspektin ekonomik. Turqia është shembull i ngritjes së madhe ekonomike, ndaj kjo praktikë synohet të ndahet me vendet e Ballkanit”, ka shtuar ai.

Demiri ka folur edhe për prezencën në rajon të organizatave të lidhura me imamin Fethullah Gulen. Ai i cilëson ato si “terroriste”

“’Gylenxhinjtë” – shërbyes të imamit Fethullah Gulen – tentuan ta ‘klonojnë’ shtetin turk. Këta sabotues, me obstruksionet e tyre ishin bërë pengesë e zhvillimit. Sabotimet ishin në rrafshin ekonomik dhe të investimeve brenda Turqisë. Përmes infiltrimit në sistemin e edukimit, në Polici, në gjykata e në Ushtri, ata tentuan ta nëpërkëmbin shtetin. FETO – kjo organizatë okulte dhe terroriste – më 15 korrik të vitit të kaluar tentoi një grusht shtet, që fatmirësisht u shkoi huq. Pamjet nga sheshet e qyteteve ishin madhështore. Qytetarët e zakonshëm e mbronin shtetin e tyre, duke hyrë përmes tankeve dhe duke u bërë mburojë me gjokset e tyre. Pleq e të rinj – pas ftesës së Erdoganit – vërshuan rrugët duke e mbrojtur flamurin, dinjitetin e demokracinë e duke mos e pranuar nënshtrimin”, ka theksuar ai.

Demiri thotë se “është fatkeqësi që kjo organizatë është e përhapur edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Do të tradhtojnë, siç e tradhtuan popullin e tyre. Veprimet i kanë të orientuara në dëmtimin e raporteve shqiptaro-turke, përmes denigrimit të politikës turke”, ka shtuar ai. “Presidenti, në takimet me liderët shqiptarë ka bërë thirrje që të jenë të kujdesshëm nga eksponentë të kësaj organizate. Tashmë ka një kërkesë direkte prej Erdoganit, drejtuar vëllezërve shqiptarë në Kosovë, që të largohen nga kjo organizatë, sepse ky shteti i ri është ende duke u ndërtuar e mund të këtë pengesa në këtë drejtim”.

Demiri ka theksuar se komuniteti çam është një komunitet me rëndësi për Erdoganin dhe se janë 200 mijë prej tyre që jetojnë në këtë shtet. Sipas tij, ata janë të inkuadruar në të gjitha sferat e shtetit turk.

“Kemi raporte të shkëlqyera edhe me Partinë për Demokraci, Integrim dhe Unitet (PDIU) në Shqipëri, dhe drejtuesin e këtij subjekti, Shpëtim Idrizi. Besojmë se ky subjekt i mbron interesat e këtij komuniteti, në përpjekjet për ta zbardhur të vërtetën historike të tyre”, ka shtuar shkupjani i fortë i Turqisë, i cili nuk harron t’ua urojë të gjithë shqiptarëve 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Ju dëshiroj mirëqenie, rehati dhe një shtet stabil. Mos harroni se në rrugëtimin tuaj e keni mbështetjen e pashoqe të presidentit Erdogan. Ndërkaq, ju siguroj se unë – Sabri Demiri i gjakut tuaj – nuk do të kursehem asnjëherë që – nga pozicioni im – ta ndihmoj Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë. E lus Zotin për shëndetin dhe mirëqenien tuaj”, ka shtuar Demiri./Telegrafi.

(d.d/BalkanWeb)



Komente ( 26 )

  • Ani

    Deklaraten e Znj. Tansu Çiler Kryeministre me origjine Shqiptare (si sh te tjere drejtues) eshte fakt historik. Nuk e mohon dot askush…eshte me ze dhe me figure. ARSYEJA E VETME PSE GREKET E BENE NE BREKE DHE U TERHOQEN !
    Informohu njehere pastaj shkruaj…se perrallat me pelikan etj sdo kishin asnje vlere nese greku dhe perkrahesit e tij ketu…(si me lart) do ngrinin flamurin ne Jug te Shqiperise !

    Turqia se bashku me USA dhe Italine kan qene jane dhe do mbeten aleatet me te mire dhe me te fuqishem te Shqiptareve !

  • Ndonje shkolle shqipe ka hapur per Shqiptaret qe jetojne ne turqi me mijra.
    Patjeter qe …Jo…
    Shqiperia eshte ne Europe e jo ne Azi ?

  • Budallait edhe kur i thua shendet i ngjan se i ke thene plac
    Per fat te mire sa i perket ketij shkrimi jane pak por te njejtit paraqiten me disa nofka me qellim qe te krijojne pershtypje te rrejshme se jane shume.
    Budallenjte nuk kane brire apo jo.

  • e verteta duhet thene dhe nese eshte e hidhur per sabri demirin.mbajeni mik,por jo per mardheniet me shqiperine.

  • Besoni se ky nuk eshte asgje vetem ngrihet e krihet kot,eshte zero intelegjen trap maqedonie,ik jepi mend ne maqedoni jo shqiptareve,eshte ky njeri sabri demiri qe ka bere lemsh punet me shqiperine,eshte shok i ngushte me klodian allaibeun fetogulenist.do te takojme dhe erdoganin dhe te tjeret do te shkruajme per kete person nekativ,qe vetem ka demtuarve shemtuar mardheniet me shqiperine.thirrje ambasades ne shqiperi,thirrje miqeve te erdoganit te menjanohet ky person sa me pare sidomis me shqiperine.pepara erdogan

  • Ku shkel kemba e tahypit dhe selxhukeve te tij vetem urrejtje dhe lufte ka! Shiko se si e ktheu Turqine e Ataturkut!
    Per te kuptuar rrolin e tahypit me shoke ne trojet shqiptare ju ftoj te shihni ne internet reportazhin nga Kosova me titull “Haraci turk”.
    Shihni vete se si tahypi me vasalet e tij shqipfoles po e rrjepin ekonomikisht dhe e percajne shpirterisht shqiptarin!

  • Z.erdogan jemi me ju me turqine,per shqiperine eshte nje de mire hyjnore qe jeni ju, dhe shqiperia ka mike e ne krah turqine mike perpara erdogan,mos le tipa nekativ si sabri demiri tju perfaqesoje gjoja.nuk i sherben per te mire mardhenieve.nuk eshte kuurre personi e duhur.

  • i nderuar z.erdogan e nderuar ambasade ne tirane::sabri demiri eshte fetogulenist kembe e krye,eshte personi me nekativ per kete gje,nese e keni mik jepni ketij m..ti nje rroge lereni ne cep,se po prish imazhin e turqise te erdoganit dhe ambasades ne tirane,eshte personi qe ka shetitur me mehmet gormez bashke kolodian aallaibeun ne tirane dhe pas 17-25 aralik dhjetorit 2013 ,ka mundesuar duke u bere shkes ,ne dhenien e ndertimin e namazgjahes firmave fetogulenist,ne studentat studentat shqiptare nuk do reshtemi se shkruari per bemat e ketij paraziti,qe ndikon nekativisht ne mardheniet turqi shqiperi.

  • sabri demir eshte njeriu me nekativ shqiptare,dhe me idiot e mbi te gjithe me intelegjence zero.sabri demiri eshte feto gulenist shoku i ngushte i klodian allaibeut,ky qe dha nderrtimin e namazgjase ne tirane firmave te fetove ky eshte personi qe po ndikon nekativisht ne mardheniet me shqiperine.derisa ambasada turke dhe disa te tjere do marin gjoja konsulte nga ky tip,do te jete fatkeqesi per mardheniet turqi shqiperi,nuk edhte se ja rras kush ketij por edhte njeri nekativ,trap nga maqedonia.kush po flet sabri gulenisti thekur.

  • Rrofte Populli Turk Ju Orthodikset dhe Katoliket thuani Grekut dhe Vatikanin te njohin Kosoven mos te mbajn anene e Serbise Qente te lehin karvani te shkoje perpara.

  • Kur zoti Erdogan(dhe Turqia) I dashka kaqe shume shqiptaret,atehere le ti lejoje shkollat ne gjuhen shqipe per disa miliona shqiptare qe banojne ne Turqi.Te thuash te dua eshte shume e lete,por ta duash dike me sinqeritet,eshte dicka tjeter.

  • Eshte e ditur prej shekujsh:

    QENI LEH ATJE KU HA.

    O keshilltar
    Leri llafet e bukura me arome patriotike, por NA THUAJ

    SI DO T’I BEHET HALLIT PER NDONJE ABETARE NE GJUHEN SHQIPE NE TURQI?
    SI DO T’I BEJET HALLIT PER NDONJE SHKOLLE SHQIPE NE TURQI?
    SI DO T’I BEHET HALLIT PER NDONJE GAZETE SHQIPE NE TURQI?
    SI DO T’I BEHET HALLIT PER NDONJE RADIO SHQIPE NE TURQI?
    SI DO T’I BEHET HALLIT PER NDONJE PARTI POLITIKE SHQIPTARE NE TURQI?

    Leri denglat o shqiptar i turqezuar, qe qenke kthyer NE ORIGJINE!

    • Ô selim, po ky abetaren ta ndalon edhe ne Shqiperie po te keshte mund si ( per ndryshe ky vêt do te keshte kerkue te drejtea per Shqiptaret në tuqi). Ky eshte Shqiptar aq sa je ti ose un ZEZAK.

      ARMIKU me I madhe i kombit Shqiptar eshte shqipe-folsi pa gjak te Shqiptarit!

  • Ky se pari quhet musliman, ku turkun e shikon ne vend te babes. Ç’mund te thote per asimilimin e 6-8 milion shqiptareve ne Turqi? Po 500 vitet nen pushtimin turk? Sigurisht e quan “mbrojtje”, se me dhune te paret e tij moren fene e pushtuesit. Par,tek ky shoh nje xhonturk te zellshem, ku primare ka fene. Ta dije ky xhonturk, as turku, as greku, as serbi, as sllavet, as arabet nuk jane dobia e Shqiperise.

  • historia,kohet ndryshojne po ashtu edhe aleancat,me mire me turkun se me grekun apo serbin por gjithmone nuk duhet harruar identiteti yne si kombe dhe mos te jemi te nenshtrusr as inferior ,dihet dhe turqia ka interesat e vehta,perderisa shqipetaret nuk ndihmojne vehten as europa nuk ka çfare ben por do ishte me mire qe shqipetaret te perqafojne krishterimin katolik-protestante etj por jo orthodhoks fundja feja politike eshte …

  • Faleminderit Turqise. Pershendes gjithe shqiptaret ne Turqi.

  • Ecni mbani krahun skemi nevoj as per nje shtet…. askush nuk na do pa interes.

    Rrini larg te gjithe ju shtetet e huaja.

  • SABRI EFENDI,

    -UA PAMË HAJRIN JUVE TURQVE NË ’97 KUR LEJUT KOMUNISTËT E ZAN CAUSHNAT E DALË PREJ BURGJEVE GREKE DHE PËRZUNË DEMOKRACINË,

    -UA PAMË HAJRIN DHE ME KOSOVËN KUR MILLOSH E ARKAN VRANË E PRENË SA DESHËN E PO MOS TË ISHTE AMERIKA E LOBI CIFUT NË SH.B.A. QË INVESTOI SHPENZIMET E LUFTËS, VILAJETIN TUJ DJE DHE ALBANISTANIN SOT, E KISHTE MAR LUMI PARA 1 SHEKULLI KUR JU E LATË KËT VËND DJERR.

    -JU TURQIT POOO!, JENI TË MIRË PËR HALLVË E ASHURE.

    TUNG!

    • O”VasBi leVogel”,ti duhet të dish se në 1997 Greqia u bë gati të fuste 200 tanke në Gjirokastër, gjoja me pretendimin e ruajtjes së minoritetit grek nga shqiptarët! Po mos i kishte dhënë kryeministrja turke ,Tansu Çiler ” ,ultimatum Greqisë se në rast se Greqia do fuste trupat në Shqipëri, atëherë Turqia do i merrte të gjithë ishujt grekë të Egjeut, sot do ishte gjendja shumë më ndryshe sesa mendon ti “bilevogël “!

      Shqiptarët janë për miqësi të sinqertë me Turqinë dhe e theksoj miqësi (jo vëllazëri ),duke respektuar secili identitetin përkatës të njëri-tjetrit!

      • Nardi
        Sdua ti dal ne mbrojtje ati parafolsit, por deshta te theksoj dicka : e respektoj komentin tend, cdo kush ka mendimin e tije por pz e modh un si person NUK i besoj dikujt qe dikur na ka vrare! Historia eshte histori por pz e modh un kshu tipi jam. Se harroj kurr ate qe dikur na ka coptu me non e bab, Nardi mbas 500 vitesh i bie qe dhe grekun serbin ta bejm mik apo jo?

        Larg qoft o Zot!

      • Nard,
        I KAM JETU ATO KOHË SE KAM QEN VIKTIMË E PAREVE TË HUMBURA, POR NUK MË REZULTON NJË DEKLARATË E TILLË. PO MOS TË KISHTE QËNË KOMUNITETI NDËRKOMBËTAR ME AUSTRINË NË KRYE QË KISHTE MARË PËRSIPËR TË ZGJIDHTE SITUATËN E ME PAS ITALIA ME PLANIN E NDIHMAVE “PELIKAN” (nëse të kujtohet) ATËHERË PO, DO NA KISH MARË LUMI.

        SA PËR LLAFE E DEKLARATA, PO! TURQIT I KEMI VLLAZËN E GARDASH TE LYM ME SHËRBET BAKLLAVAJE.

        NË ATË PERJUDHË AS GREKUN E AQ ME PAK TURKUN, NUK I FUSTE KUSH NË REFENE OR MIK.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.