Këshilltari i Lartë i CDU, Falenski, pas Durrësit dhe Kavajës, vijon në Elbasan. Zgjidhni më 25 qershor kandidatin tuaj Lulzim Basha dhe Partinë Demokratike dhe pastaj rruga për në Europë do të jetë më e shpejtë

Këshilltari i Angela Merkel, Hans Joachim Falenski, pasi mori pjesë sot paradite në takime me qytetarë të organizuara nga Partia Demokratike në Durrës e Kavajë, u ndal pasdite në Elbasan.

Falenski, ka theksuar se programi i Lulzim Bashës është i besueshëm konkret dhe I zbatueshëm.

Ai tha se ky program, është bërë në bashkëpunim me CDU-në gjermane. Falenski nënvizoi se ky program jep cdo ditë fryte në Gjermani, me rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Conrad Adenauer në Shqipëri dhe me Partinë kristian Demokrate dhe Kristiansociale në Gjermani kanë hartuar këtë program ekonomik për një të ardhme më të sigurt për më shumë vende pune.

Angela Merkel çdo ditë e vërteton në Gjermani që ky program funksionon sepse çdo ditë e më shumë krijohen vende pune.

Prandaj ky program ekonomik do të funskionojë dhe do të krijojë vende pune. Me qëllim që kjo të bëhet realitet ju bëj thirrje të votoni më 25 qershor.

Dhe i thoni të gjithë miqve dhe të afërmve tuaj të shkojnë të votojnë.

Zgjidhni më 25 qershor kandidatin tuaj Lulzim Basha dhe Partinë Demokratike dhe pastaj rruga për në Europë do të jetë më e shpejtë”, u shpreh Këshilltari i Lartë i Merkel, para qytetarëve të Elbasanit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb