TIRANE- Analisti Lorenc Vangjeli, njëherësh këshilltar i kreut të LSI-së, Ilir Meta ka bërë një parashikim për fatin e zgjedhjeve të 18 qershorit. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” Vangjeli është shprehur se nëse LSI, nuk hyn në zgjedhje më PS, atëherë rriten shanset që Basha të futet në zgjedhje.

Sipas Vangjelit, gjithë përpjekja e opozitës ishte që të ndante PS dhe LSI.

“Kjo është një manovër aritmetike. E majta e bashkuar është në shumicë në Shqipëri. Përjashto ’92 të gjitha rezultatet tregojnë se e majta është në shumicë. Gjthë përpjekja e opozitës ishte në këtë gjë, o i ndante këta të dy, i shikonte këta të dy si një shqiponjë. Po të ishte bërë kjo gjë, që Rama dhe Meta të ishin në sherr me njëri-tjetrin, Basha kishte më shumë shanse të hynte në zgjedhje”,- tha Vangjeli.

“Unë besoj që Basha nuk do hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër, pavarësisht asaj që thotë Meta”,- shprehu mendimin e tij edhe kryeredaktori i gazetës Panorama, Robert Rakipllari.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: