KILI- Sipas shërbimit emergjent të Kilit një tërmet i madh me magnitudë 7.1 ka goditur brigjet perëndimore të këtij vendi, duke lëkundur kryeqytetin Santiago. Tërmeti shkaktoi të paktën dy tronditje të rëndësishme. Tërmeti u përqendrua 35 km në perëndim të qytetit bregdetar të Valparaisos në një thellësi të cekët prej 10 km nën shtratin e detit, tha US Survey Geological Survey. Tërmeti i magnitudës 7.1 konsiderohet i madh dhe është i aftë të shkaktojë dëme të përhapura dhe të rënda, por efektet e kësaj janë “zbutur” sepse ishte në det të hapur. Sipas shërbimit emergjent të Kilit nuk ka pasur dëme të mëdha të dukshme dhe nuk raportohet për viktima. Një zëdhënës i qeverisë lokale në Valparaiso tha se nuk kishte raportime për dëmtime deri më tani, por rrjetet telefonike kishin rënë  në disa vende.

Kujtojmë që Kili ka një histori të hidhur nga tërmetet pasi është goditur historikisht, përmendim atë të vitit 2010 ku vdiqën më shumë se 500 veta ku prek nga një tërmet me magnitudë 8,8 në bregun jug-qendror, i cili gjithashtu shkaktoi një cunam që shkatërroi qytetet bregdetare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: