Kim Jong Un vazhdon të surprizojë me lëvizjet e tij duke treguar se nuk trembet nga kërcënimet e SHBA. Këtë radhë udhëheqësi i Koresë së Veriut ka mbikëqyrur testin e një sistemi të ri armësh anti-avionë dhe ka urdhëruar prodhimin dhe vendosjen e tij në të gjithë vendin, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të dielën. Agjencia e lajmeve e KCNA e Veriut nuk raportoi natyrën e saktë të armës apo kohën e testimit, por tha se u organizua nga Akademia e Shkencës Kombëtare e Mbrojtjes, një agjenci e listuar në listën e zezë që besohet se po zhvillon raketa dhe armë bërthamore.
Koreja e Veriut po përpiqet të zhvillojë një gamë të gjerë të sistemeve të armëve që nga fillimi i vitit të kaluar me një ritëm të shpejt, duke përfshirë një raketë me rreze të gjata që mund të godasë Shtetet e Bashkuara kontinentale dhe javët e fundit ka testuar një raketë mesatare balistike.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: